Berlin Hot Dog

Currywurst e vërtetë gjermane në një bukë hot dog-u.

350 L
ose combo me patate + pije për 600 L

Përbërësit

hot dog salcë curry (qepë + ketchup + curry)

Pse Berlin?

Berlin Hot Dog është homazh ndaj ‘currywurst’-it – ushqimit më të dashur të rrugëve të Berlinit. Salcice e pjekur, e mbuluar me salcën tonë origjinale curry: ketchup të pasur, qepë të grira dhe pluhur curry që jep ngjyrë dhe shije.

Historia dhe receta

Currywurst u shpik në Berlinin e pasluftës nga Herta Heuwer, dhe sot çdo qosh i qytetit ka karrocën e tij të currywurst-it. Ne e kemi shqiptarizuar pak: e mbajmë në bukën e hot dog-ut në vend të copëtimit në pjata si origjinali. Salca jonë curry është recetë shtëpie – ketchup të zier ngadalë, qepë të imëta dhe një përzierje pluhrash curry që e dimë vetëm ne. Rezultati ka tonet e ngrohta të specit, pak të ëmbla, pak pikante, që ngjiten përfekt me bukën e ngrohtë.

Çfarë shkon me të

Provoje me Kaiser Beer (350 L) – kombinimi gjerman që funksionon që nga viti 1949.

Perfekt për…

  • Dashamirës të currywurst-it
  • Ata që duan diçka ndryshe
  • Mbrëmje pas pune me birrë